Një re e zezë mbulon gjithçka, momenti i frikshëm kur raketa ruse godet civilët në Ukrainë (VIDEO)

Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, duket se sulmet ruse mbi civilët janë të shumta.

Janë pamje të tmerrshme ajo që vijnë nga Vinnytsia, qendra e së cilit u sulmua dje me raketa “kalibr” të Rusisë duke shkaktuar 23 të vdekur, mes tyre 3 fëmijë.

Siç duket nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, këmbësorët e tmerruar u detyruan të vrapojnë për t’u mbrojtur kur ra raketa, ndërkohë që pak metra më tej vdisnin civilë.

Raketa e lëshuar nga një nëndetëse në Detin e Zi goditin qendrën e qytetit rreth orës 10:50 të mëngjesit me orën lokale duke plagosur të paktën 100 njerëz.

Pamjet tregojnë momentin e goditjes teksa çiklistët dhe këmbësorët po lëviznin kur papritmas fuqia shkatërruese e shpërthimit i rrëzon ata nga biçikletat e tyre, ndërsa të tjerët u përkulën dhe ranë në tokë.

Sekonda më vonë, një hije e zezë pushton sheshin dhe qentë duket të largohen të tmerruar.

Presidenti Volodymyr Zelensky e quajti Rusinë një shtet “terrorist” dhe kërkoi më shumë sanksione kundër Kremlinit duke theksuar se numri i të vdekurve në Vinnytsia mund të rritet.

“Për fat të keq, ky nuk është numri përfundimtar. Pastrimi i mbeturinave vazhdon. Dhjetëra persona raportohen të zhdukur. Në mesin e të shtruarve ka (njerëz) të lënduar rëndë”, tha ai.