Graniti jashtë shtëpisë, Fifi hap zemrën dhe tregon a ndjen mall për të (VIDEO)

Që në ditët e para të Big Brother VIP Fifi dhe Graniti, tashmë jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, krijuan një aleancë e cila tregonte për më shumë se shoqëri.

Mes tyre pati ngacmime, prekje dhe premtime, por kurrë nuk u finalizua në një lidhje të vertëtë romantike, për shkak se Graniti u shpreh ende i dashuruar me ish-partneren e tij.

Por si po kalojnë ditët për Fifin e cila është ende brenda shtëpisë së Big Brother VIP?

Gjatë një bisede me Sarën dhe Antonelën, Fifi është shprehur e prekur dhe plot mall për Granitin duke deklaruar se sa herë që shikon Sarën dhe Dj PM, ajo ndjen shumë mungesën e tij, shkruan albeu.com.

Fifi; Kur ju shoh juve, mendoj për veten dhe Granitin. Jeni shumë të mirë.

Sara: E mendon

Fifi: Gjithë kohën, më mungon shumë… /albeu.com/


Shtuar 21.11.2021 14:33