Dy anijet që prodhojnë energji në portin e Vlorës, Berisha akuza Ramës: Ka sjellë dy gjigandë ndotës

Ish kryeministri Sali Berisha nga Postriba ku ka mbajtur një konferencë me gazetarët ka bërë një denoncim të fortë lidhur me dy anijet të cilat janë marrë me qira nga qeveria për prodhimin e energjisë elektrike dhe që kanë mbërritur këtë të premte në Portin e Vlorës.

Berisha tha se këto anije janë një rrezik i madh për shëndetin e qytetarëve pasi çlirojnë sasi të mëdha gazrash toksikë

“Ka sjellë dy gjigandë ndotës në portin e Vlorës, ka sjellë ndotës të cilët prodhojnë sasi squfuri gazrash toksike e kancerogjene të barabartë me qytetin e Vlorës sikur të fusësh 100 mijë makina në ditë e të qarkullojnë ato 100 kilometra në ditë. A mundet që një njeri t’i bëjë qytetarëve të një qyteti një helmim dhe rrezik të tillë vetëm ai që xhepat ia kanë verbuar sytë i lejon vetes të marrë vendime të tilla.

Me dy gjeneratorë që instalohen në Vlorë, me 740 milionë euro mund të ndërtoheshin të paktën 3 TEC-e si ai i Vlorës, e të punonin me gaz të pastër që ka ndotje qindra herë më të vogël se sa mazuti”.

Berisha u pyet dhe për deklaratën e bërë në Kuvend nga deputeti socialist që foli për një vendim të BE për shpalljen non grata të Berishës.

Sali Berisha: Nuk kam asnjë informacion të tillë. BE di kaq që ka një rezolutë të PE në të cilën deklarohet se asnjë vendim i tillë nuk mund të merret pa proces gjyqësor.
Asgjë në botë nuk do mundet kurrë të ndalojë këtë projekt, ky tren është i pandalshëm sado të lobojë Rmaa sado miliona të shpenzojë, kjo lokomotiovë do e nxjerrë atë nga pushteti.

Hapat e opozitës në ditët në vijim dhe mekanizmi për rrëzimin e qeverisë?

Sali Berisha: Protesta pas 7 korrikut shqiptarët më informuan se protestat presin shtatorin e fillimin e tetorit për të nisur e mos u ndal më.

Një lëvizje demokratike në formë të një kryengritje paqësore është shumë formëshe dhe ajo do ketë qëllim largimin e qeverisë së Ramës nga pushteti nuk ka qëllim marrjen e pushtetit, ka qëllim rikthimin e të drejtës së qytetarëve shqiptarë për të votuar të lirë, ti japë fund dhunimit të votës nga kushdo qoftë, jo t’u grabitet vota me patronazhistë e tu thuhet se ishin zgjedhje të lira. Ptronazhistët ka që janë sjellë si terroristë të kuq të vërtetë ndaj qytetarëve me terrorizimin që u kanë bërë atyre.