Luizi bëhet këngëtari më i paguar në Shqipëri, çmimi “i frikshëm” që merr në një koncert

Menjëherë pas daljes nga BBV, Luizi ka nisur punë. Tani që muzika e tij po pëlqehet në masë nga publiku, vetë këngëtari ka treguar se fokusi i tij do të jetë te kënga dhe do të hyjë shumë shpejt në treg.

Ndërkohë që koncertet kanë nisur, mësohet se një performancë e Luizit blihet me 10 mijë euro.

Pra, me 10 koncerte Luizi arrin të dyfishojë çmimin e madh që fitoi në BBV, pas 4 muajsh “luftë”.

Kujtojmë se kënga “Me ty”, që Luiz Ejlli i dedikoi Kiara Titos në BBV arriti menjëherë shifra rekord klikimesh, duke e kthyer në një ndër këngëtarët më të dëgjuar në Shqipëri, rjedhimisht edhe më të paguarin.

Por jo vetëm publikimet e reja, edhe këngët e vjetra të Luizit, si “Zjarr e Ftohtë” e vitit 2006 pësoi një rritje të mejëhershme në klikime dhe gjithashtu është rikthyer si një hit i momentit./albeu.com


Shtuar 11.05.2023 12:07