Sot vetëm 4 raste me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 4 raste me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 9 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.199. Në total numri i rasteve aktive është 59.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.424 doza të vaksinës. Deri më sot 823.232 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 5.06.2022 14:41