Çfarë po bën Oriola me Noizyn në mes të natës? (VIDEO)
Modelja shqiptare e shumë komentuar, Oriola Marashi është bërë tashmë pjesë e "OTR" me të cilët po punon për debutimin e saj të parë në muzikë.

Oriola nga sa shihet në rrjete sociale e fotot që postojnë së bashku, është bërë shumë mike me Varrosin dhe Noizyn.

Mbrëmjen e djeshme Noizy ka postuar në Instastory disa video ku shihet se Oriola po bën një veprim thuajse të çmendur që mund t’i rrezikojë edhe jetën.

Modelja e njohur shfaqet e hipur sipër parakolpit të makinës, ndërsa Noizy e nget makinën me ngadalë për të mos e rrëzuar.

Jo vetëm kaq, por Oriola kthehet pas dhe i bën foto Noizy-t, teksa ai nget makinën dhe qesh me veprimin e modeles së bashku me disa djem të tjerë që janë në makinë. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2018, ora 11:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori