Çfarë mendonte Ibrahim Rugova për Albin Kurtin? (VIDEO)
Adnan Merovci, bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ka folur për raportet që kishte ky i fundit, me Albin Kurtin, pretendent aktual për Kryeministër të Kosovës.

Meqë aktualisht LDK e VV po negociojnë për një marrëveshje bashkëqeverisëse, Adnan Merovci ka përmendur një nga momentet kur atëbotë Albin Kurti kishte shfaqur dëshirë ta takonte Ibrahim Rugovën, njofton Klan Kosova.

Ibrahim Rugova, për një arsye dhe tjetër, ka qenë dhe mbetet i zhveshur nga të gjitha atributet tjera, madje ish dashur edhe populli në aspektin moral ta pranojë se ka qenë një dijetar”.

Ibrahim Rugova vërejtjet i ka shprehur kudo që i kishte. Albin Kurti ka qenë student”.


”E kam pritur për tu takuar me Ibrahim Rugovën, patën dashtë me hy me zor, Albin Kurti pat thënë: ‘’jo me zor nuk hy se është i zënë njeri’’.


”Insistojshin me hy në takim. Ata donin ta takonin dhe të merrnin mendim për çështjen e demonstratave”.

Por cili ka qenë atëbotë, mendimi i presidentit Ibrahim Rugova, ndaj Albin Kurtit?

”Mendim në nivel të lartë, superlativ. Ibrahim Rugova në paraqitjet publike kurrë s’ka folur për njerëz. Ai nuk është marrë me këto çështje dhe me njerëz”.

”Çështja e Ibrahim Rugovës e prek edhe aspektin moral njerëzor. Ibrahim Rugova ka qenë dijetar, dhe e di këtë e krejt bota”.

”Pasuria më e madhe kombëtare, pas Hasan Prishtinës, quhet Ibrahim Rugova. Unë kam qenë një shërbëtor që kam zënë vendin e 2 milionë shqiptarëve”.

Shtuar më 17/12/2019, ora 20:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori