Trajneri i Skënderbeut në zi, humb personin e afërt

Për futbolldashësit e Skënderbeut, dita e sotme mund të quhet një ditë e trishtë.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi i Skërnderbeut ka njoftuar për ndarjen e parakohshmë nga jeta, të babit të trajnerit “bardhekuq”, Ivan Gvozdenoviç.

Njoftimi i plotë:

KF Skënderbeu shpreh ngushëllimet më të sinqerta trajnerit Ivan Gvozdenoviç për ndarjen e parakoshme nga jeta të babait.

Klubi i bashkohet dhimbjes së familjarëve dhe shpreh mbështetjen maksimale për trajnerin bardhekuq në këto momente të veshtira!

U prehtë në paqe!