Kosovë-Serbi, Lajçak paralajmëron takim mes Bislimit dhe Petkoviç

Miroslav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka treguar për agjendën e tij gjatë kësaj jave.

Ai ka përmendur edhe takimin në Bratislavë me Besnik Bislimin, zëvendëskryeministër i Kosovës – që përfundoi me marrëveshje Kosovë-BE, ku Kosova u pajtua për masa të de-përshkallëzimit të situatës në Veriun e Kosovës.

Në vazhdimësi të këtij procesi, emisari i BE-së paralajmëroi një takim në mes Kosovës dhe Serbisë në nivel negociatorësh, Bislimi e Petar Petkoviç.


Të dy i informova për situatën rajonale, hapat e nevojshëm për de-përshkallëzimin dhe kthimin në dialogun e lehtësuar nga BE. Të dy vendet janë partnerë të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor. Unë jam mirënjohës për mbështetjen e tyre në punën time dhe pres me padurim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm”, shkroi Lajçak në Facebook.


Shtuar 16.07.2023 22:41