Çfarë do të bënit ju në një rast të tillë? (VIDEO-FOTO)
Një eksperiment social i realizuar në SHBA ka matur reagimin e njerëzve në rastet kur dikush u kërkon ndihmë. Një djalë i vogël (aktor) u kërkon ndihmë njerëzve të panjohur në rrugë duke u thënë se dikush e kishte rrëmbyer, por jo të gjithë reagojnë në mbrojtje të tij kur i panjohuri vjen dhe thotë se un jam i jati i djalit.

Por ka shumë nga ata që vënë veten në rolin e mbrojtësit duke u konfrontuar me burrin që pretendohej se ishte “rrëmbyesi”, madje një grua i thotë atij se është djali i saj dhe e sulmon “rrëmbyesin” me spray djegës. Por ka nga ata njerëz indiferentë ndaj jetës së tjetrit dhe vazhdojnë rutinën e tyre pa tentuar ta shpëtojnë fëmijën në rrezik.

Kjo video do ju bëjë të pyesni veten: Çfarë do të bëja unë në një rast të tillë? Një veprim i juaji mund të kushtojë shumë për jetën e dikujt tjetër. /albeu.com/

Çfarë do të bënit ju në një rast të tillë?

Shtuar më 11/02/2014, ora 17:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori