Ç'është ky deputet?! (FOTO LAJM)

Pëlqej
Myslim Murrizi është një ndër deputetët më aktivë të Lulzim Bashës duke mos i kursyer të sharat me nënë e motër kur ia thotë rradakja.

Ai u bë i famshëm për sjelljen arrogante ndaj efektivit të Policisë Rrugore dy vite më parë në Tiranë duke e sharë gjatë detyrës së tij me fjalët më të pista.

Por, Myslim Murrizi ka shënuar një tjetër precedent të rrezikshëm sot duke quajtur "terroristë" dhe "banditë" efektivët e forcave Speciale RENEA pas plagosjes në kokë në rrethana ende të paqarta në shtëpinë e tij të 77 vjeçarit Haxhi Lika, i cili doli me çifte me dritare pasi policia i kërkoi të mos bënte asnjë veprim.

Policia e Shtetit me në krye Fatmir Xhafajn e më parë Saimir Tahirin kanë mjaft gjynahe, por duket shumë e rëndë që fjalët "terroristë" dhe "bandit" për elitën e Policisë Shqiptare të dalin nga goja e një deputeti të Republikës së Shqipërisë.

Aq më tepër, të gjitha këto akuza me fjalor që nuk i vijnë për shtat një deputeti bëhen në një moment kur nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur në shtëpinë e Haxhi Likës, ku RENEA po kërkonte për dy vrasës të rrezikshëm, ndërkohë që shohin një të armatosur në dritaren e shtëpisë. /albeu.com/


Postimi i Myslim Murrizit



Shtuar më 14/09/2018, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori