Përpara jush, fotot e pabulikuara nga dasma e Sara Hoxhës dhe Ledionit (FOTO LAJM)

Koronavirusi i ka mbyllur të gjithë në shtëpi, ndaj çdokush ka gjetur kohë të merret me veten, me personat e dashur, t’i përkushtohet një pasioni apo edhe të bëhet nostalgjik.

Këtë të fundit ka zgjedhur të bëjë ditën e sotme Sara Hoxha, e cila ka shpalosur albumin e dasmës së saj përrallore.

Trashëgimtarja e “Top Channel” ka publikuar në Instagram dy foto të pa publikuara më parë nga dasma në Como dhe me këtë fustan nuk e kishim parë.

“Pas disa orësh”, shkruan ajo në foton ku shfaqet duke u puthur me Ledionin.

Kujtojmë se Sara dhe Ledioni zhvilluan një dasmë e cila do të mbahet mend gjatë. Në të kishte të ftuar edhe shumë personazhe VIP që na zbuluan edhe pamjet e para nga ceremonia.

Pak muaj pas dasmës, Sara solli në jetë edhe djalin e dytë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin e veçantë, Roman.


Shtuar 15.04.2020 15:23