Misteret e PSG mbi Messi dhe Sergio Ramos

Jo vetëm Messi, Paris Saint-Germain do të përballet nesër me Bordeaux edhe pa Sergio Ramos.

Ndryshe nga ajo e argjentinasit Pulga, mungesa e ish-kapitenit të Real Madridit nuk është e re, megjithatë, duke qenë se qendrori spanjoll nuk ka luajtur asnjë minutë deri më tani për shkak të problemeve të vazhdueshme fizike që e mbajnë në bokse.

“Ramos do të kthehet javën e ardhshme”, thuhet në shënimin zyrtar të lëshuar në këto orë nga parisienët! Lionel Messi mungon në ndeshjen e nesërme kundër Bordo. Këtë e ka bërë të ditur vetë Paris Saint-Germain, i cili në kanalet e tij zyrtare ka njoftuar se sulmuesi argjentinas “do të qëndrojë në Paris për të vazhduar trajtimet për dhimbjet e gjurit dhe shqetësimet e tjera”. Messi deri më tani ka grumbulluar vetëm 8 paraqitje këtë sezon me 3 gola të shënuar në radhët e parizienëve.


Shtuar 5.11.2021 21:39

Tags: , ,