Tensionet në Ukrainë, kancelari gjerman paralajmëron: Të gatshëm të reagojmë me sanksione ndaj Rusisë

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka folur shkurtimisht për BBC pas një takimi të liderëve të BE-së në Bruksel.

“Nëse ka agresion ushtarak ndaj Ukrainës, do të ketë pasoja dhe ne jemi të gatshëm të reagojmë me sanksione ndaj Rusisë”, tha ai, duke shtuar se liderët duan të përdorin diplomacinë për të zgjidhur krizën.

Më tej, Scholz shtoi se, “Ne e dimë nëse ende ka apo jo ende shumë ushtarë dhe trupa përgjatë kufirit ukrainas. Kjo është kërcënuese dhe mbetet një situatë kërcënuese. Nuk mund të jemi naivë”./albeu.com