“Zëri i të vërtetave të dhimbshme të Kosovës”, Basha: Me fat që kemi miq si Ambasador Walker

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha përmes një njoftimi në Facebook ka bërë me dije se ka qenë i pranishëm në ceremoninë e nderimit të Ambasadorit Ëilliam G. Ëalker, me titullin e “Kalorësit të Urdhërit të Flumurit” të akorduar nga Presidenti Begaj.

Basha shkruan se ndihet i lumtur që ishte pjesë dhe se shqiptarët janë mirënjohës që kanë miq të tillë si Ambasador Walker.

Deputeti demokrat thekson se WËalker u bë zëri it ë vërtetave të dhimbshme të Kosovës në kohët më të vështira.

Postimi i plotë:

I lumtur të isha pjesë e ceremonisë së nderimit të Ambasadorit William G. Walker, me një nga titujt më të lartë të Republikës së Shqipërisë, atë të “Kalorësit të Urdhërit të Flamurit” akorduar nga Presidenti i Republikës.

Ne shqiptarët jemi përjetë mirënjohës dhe me fat që kemi miq të tillë si Ambasadori Walker.

Duke e cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit, ai u shndërrua në zërin e të vërtetave të dhimbshme të Kosovës në kohët më të vështira, çka solli ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar për krimet dhe spastrimin etnik që po kryente regjimi i Milosheviçit në Kosovë.

E ndërsa përpjekjet për të barazuar viktimën me agresorin vazhdojnë nga politika e Beogradit, Ambasadori Walker mbetet zëri i fuqishëm i së vërtetës, i masakrave dhe genocidit mbi popullin e pafajshëm të Kosovës dhe një mik i vyer që vazhdon ti gjendet pranë asaj dhe shqiptarëve kudo ku janë./Albeu.com/


Shtuar 16.01.2023 17:39