Bust në Greqi për terroristin që sulmoi me armë policinë shqiptare (VIDEO)
Vrasja e terroristit grek, Konstantinos Kacifas pasi qëlloi me armë zjarri polcinë shqiptare, vijon të mbetet një temë e nxehtë debati mes shtetit grek dhe Shqipërisë.

Greke krijuan trazira gjatë ceremonisë së varrimit të Kacifas, por nuk janë mjaftuar me kaq, pasi raportohet se në nder të tij do të ngrihet një bust në qytetin e Argos.

Njoftimi për nderimin e 35-vjeçarit">35-vjeçarit nga Bularati që për grekët konsiderohet ‘hero’ është dhënë nga kryetari i bashkisë së qytetit të Argons në Mikenë, Dimitris Kambosos.

"Një busti sepse është mirë të prezantojmë historinë tonë moderne”, tha Kambosos.

Ai e ka quajtur vrasje vdekjen e 35-vjeçarit">35-vjeçarit, ndërsa nuk ka ngurruar të kritikojë ashpër edhe krerët e dy shteteve, Rama dhe Tsipras. /albeu.com/
Shtuar më 15/11/2018, ora 16:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori