Burri tenton ta ngacmojë, policja civile nxjerr armën dhe e vret në vend (VIDEO)
Një burrë mendoi se mund ta kishte të lehtë që të përfitonte nga fakti se gjeti në rrugë një grua të vetme, por nuk i kishte bërë llogaritë mirë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur Francisco Gonsalves dos Santos Junior, 40-vjeç, parkon veturën në skaj të rrugës dhe menjëherë vrapon në drejtim të polices.

Dos Santos Junior duket se nuk e kishte ditur që gruaja të cilën e sulmoi ishte police ushtarake jashtë detyrës, e cila pa u menduar dy herë nxori armën dhe në vetëmbrojtje e qëlloi burrin.

Burri vdiq menjëherë në vendin e ngjarjes pas tentativës për të sulmuar agjenten e policisë. /albeu.com/
Shtuar më 27/03/2019, ora 13:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori