Burri i gazetares del lakuriq live në TV, e kuptojnë shumë vonë (VIDEO)
Reporterja Melinda Meza, një korrespondente për KCRA 3 në Kaliforni filmoi aksidentalisht burrin e saj nga banjoja e shtëpisë, teksa ishte në një lidhje direkte duke raportuar.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, të gjithë gazetaret e medieve lokale kanë filluar të transmetojnë segmentet e tyre direkt nga shtëpia, por Melinda Meza kishte harruar se pas krahëve të saj, ndodhej bashkëshorti, i cili po kryente një dush.

Ai dallohej nga xhami i dushit nudo, dhe tashmë pamjet e tij janë bërë virale në rrjet. Gjatë një raporti mbi këshilla se si të veproni për stilimin e flokëve, ndërsa gjendej në karantinë në shtëpi, më burrin e saj, gazetarja nuk e kishte imagjinuar pamjen që do të shfaqej pas saj.

Melinda Meza e ka kuptuar se çfarë ka ngjarë, vetëm pasi videoja është bërë virale në rrjet.

Të shumta kanë qenë reagimet në Tëitter pas qarkullimit të këtyre pamjeve, dhe të gjithë janë shqetësuar për reagimin e bashkëshortit të gazetares, Mike de Lambert, pasi të ketë parë veten e tij lakuriq në rrjete sociale.


Shtuar më 23/04/2020, ora 11:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori