Burrë e grua përfundojnë në lumë në Skrapar (VIDEO)
Humb kontrollin mjeti përfundon në lumë. Makina ka rënë në lumë te vendi i quajtur Shkëmbi i Kopacit mbrëmë rreth orës 7:00.

Mjeti ishte duke udhëtuar nga Poliçani në drejtim të Skraparit.

Në mjet ishin burrë e grua në momentin që makina ka rënë në lumë. Menjëherë kanë dalë nga mjeti dhe janë transportuar në spitalin e Skraparit të cilët kanë marrë plagë të lehta, shkruan FaxWeb.

Nuk dihen ende identitetet e personave që kanë mbetur të plagosur, dhe as shkaqet e ngjarjes.
Shtuar më 27/01/2019, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori