Burgu me 5 yje në Norvegji, policiët hanë dhe punojnë me të dënuarit (VIDEO)
BurgjetNorvegji nuk ngjajnë aspak me burgjet e vendeve të tjera të Europës. Me biçikleta për shëtitje, vegla muzikore, kuzhinë me larmishmëri produktesh ushqimore, burgu përafron me një vend luksi.

Rrjeti televiziv CNN ka realizuar një reportazh në një burg të Norvegjisë ku tregon jetesën e të burgosurve që nuk ngjan aspak me atë çka kemi parë apo dëgjuar më herët.

Sistemi i burgjeve në Norvegji është projektuar mbi bazën e tri vlerave: normalitetin, njerëzimin dhe rehabilitimin.

“Ne hamë darkë me të burgosurit së bashku dhe për ta është normale, ndërsa për ne është mënyra e të punuarit me ta”, tha një zyrtar i burgut.

“Unë flas me ta rreth jetës, unë flas me ta për jetën time. Unë nuk mendoj për atë që ata kanë bërë, është e kaluar. Detyra ime është të shikoj në të ardhmen dhe ti ndihmoj ata për të ardhmen”, shprehet ai. /albeu.com/
Shtuar më 10/03/2018, ora 18:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori