U përplas me trafikndarësen, merr flakë makina në Elbasan, zhduket shoferi

Një makinë është përfshirë nga flakët në Elbasan në orët e para të mëngjesit sot, pasi më parë mjeti është përplasur me trafikndarësen.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës pesë të mëngjesit në unazën jugore të qytetit.

Ndërsa mësohet se drejtuesi ka braktisur mjetin, pasi u përfshih nga flakët.

Zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe për të identifikuar drejtuesin e automjetit të përfshirë në këtë aksident

/albeu.com/