Ushtria “del” në rrugë, 70 pika kontrolli për koronavirusin (VIDEO)

Sic edhe u paralajmërua, ditën e sotme janë ngritur pika kontrolli për parandalimin e lëvizjes së personave që mund të jenë infektuar me virus ne gjithe vendin.

Policia e Shtetit publikon pamjet e aksioneve qe kane nisur qe prej mbreme e vijojne ne 8 qytetet te Shqiperise.

“Që prej orëve të pasdites, forca policore speciale të FNSH-së, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me patrulla ushtarake, kanë ngritur rreth 70 pika kontrolli në 8 qytetet kryesore dhe ato me risk të shtuar, për parandalimin e përhapjes së COVID-19″- njofton policia.

Sipas saj, Patrullat, të stacionuara apo të lëvizshme po vijojnë të kontrollojnë drejtuesit e mjeteve apo pasagjerët që ditët e fundit kanë udhëtuar në vendet e prekura gjerësisht nga Coronavirus.

Për këta qytetarë parashikohet të vetëkarantinohen deri në 14 ditë, në të kundërt Policia do t’i gjobisë.


Shtuar 12.03.2020 08:09