Budalla e gomar! Çfarë ndodhi pas sherrit të gazetarëve në "Opinion" (VIDEO)
Edhe mbrëmjen e kaluar në “Opinion” ka pasur debate të nxehta, kësaj rradhe dy gazetaret përveç debatit kanë kaluar edhe në sulme dhe ofendime personale.

Dy gazetarët Robert Rakipllari dhe Lorenc Vangjelli kanë kaluar në sulme personale duke detyruar Blendi Fevziun të fusë reklama.

I gjithë debati nisi për raportin Rama-Meta, që sipas Rakipllarit janë ndarë, ndërsa sipas Vangjelit Jo.

Me tej Rakipllari e merr sërish fjalën dhe thotë se: “Palët janë ndarë pavarësisht dëshirës së Lorencit që çfarë do të ndodhë vetëm Rama me Metën mos të ndahen.

Është pak a shumë e njëjta logjike si socialistja e Beratit.

Ndërhyn Vangjeli: Kur bën ironi edhe Berti.. është njësoj si të krahasosh sharrën e drurit me muzikën klasike.

Rakipllari: Të kam thënë je një idiot, o burrë. Ky është një budalla! Idiot…

Fevziu: Boll tani mos e prish emisionin.

Rakipllari: Si të mos e prish ky është një budalla dhe kaq.
Fevziu: Spotet publicitare dhe ktheheni në pjesën e dytë.
Çfarë ndodhi pas emisionit?

Në përfundim të emisionit “Opinion” rreth mesnatës dy gazetarët duket se e tejkaluan momentin e vështirë dhe janë parë të dalin bashkë nga studiot e Tv Klan./albeu.com/


Shtuar më 05/04/2017, ora 13:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori