Kallashnikov dhe municion luftarak, “Tracing” prangos 2 persona! Akuzat që “peshojnë” mbi ta (VIDEO)

Një operacion policor ka vënë në pranga 2 persona për armëmbajtje pa leje.

Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, teksa thekson se materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Tracing”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 34-vjeçari.

Në pranga edhe 1 shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, një krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në afërsi të kryqëzimit të Laprakës, me një automjet tip “Volksëagen”, po lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Tracing”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– S. B., 34 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

– S. T., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, person me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj jetës, pronës dhe armëmbajtjes pa leje.

Në rrugën “Dritan Hoxha”, në afërsi të kryqëzimit të Laprakës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë lokalizuar automjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin S. B. dhe pasagjer shtetasin S. T.

Gatë kontrollit të automjetit, është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, një krehër dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com/