Brenda shtëpisë së Rozana Radit, këngëtarja rrëfen si asnjëherë për partnerin (VIDEO)
Rozana Radi ishte e ftuara e radhës të dielëN në rubrikën “Tani mund të këndosh” në “E diela shqiptare”. Në një intervistë shumë të sinqertë përballë Ardit Gjebreas, artistja zbuloi detaje të shumta nga jeta e saj private.

Rozana foli gjerë e gjatë për raportet që ka pasur me prindërit e ndjerë, por si rrallëherë vendosi të rrëfehej për marrëdhënien me partnerin e saj, Shpëtim Karakushin. Në gusht të vitit 2018-të ata zyrtarizuan lidhjen disavjeçare me fejesë dhe jetojnë prej kohësh në një shtëpi tëë përbashkët.

Rozana u shpreh se ajo mban më shumë inat mes atyre të dyve, por pendohet më shpejt pas një debati. Ajo tha se në situata të tilla herë largohet ajo nga shtëpia dhe herë Shpëtimi, por shumicën e rasteve janë jashtë ndaj nuk ja ndjejnë mungesën njëri-tjetrit. Më pas Arditi e vendosi në siklet përballë disa pyetjeve për të zgjedhur mes motrës, Andetës dhe Shpëtimit.

Kur u pyet se për kë do vuante më shumë, nëse do e humbiste, Rozana u shpreh:

“Janë dashuri të ndryshme. Për Andetën nëse do e humbisja tani, të shkoja tek dramat më të mëdha, do të doja që më mirë të humbja unë se sa Andeta. Kurse për Shpëtimin nëse do e humbja, do e vuaja, por askush nuk ka vdekur. Duhet që në 2020-2021 vajza të mbledhë forcat e të ecë përpara, çfarëdolloj gjëje që të ndodhë. Kokën lart dhe krenare”.

Ajo tha se motrën e saj e komandon më lehtë se partnerin dhe se të dy i ka lënë kur ka pasur punë. Aty Rozana shtoi se njerëzit krijojnë marrëdhënie për interes dhe tregoi çfarë interesi e mban lidhur pas Shpëtimit.

“Njeriu është interesaxhi në mënyrën e tij. Me Shpëtimin kam interes shpirtëror, sepse dashuria është e tillë. Ikën Shpetimi dhe unë jam copë shpirtërisht”, tha Radi.

Ndërsa kur u pyet se kush e do më shumë njëri-tjetrin, Rozana u shpreh se e kanë me raste ose periudha dhe se këto kohë i është dhënë ajo më shumë Shpëtimit.

Shtuar më 12/10/2020, ora 12:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori