DEBATI/ Basha ngre zërin në Kuvend e quan Nikollën “skllave të Ramës”, Manastirliu shpërthen në të qeshura (VIDEO)

Në seancën e sotme në Kuvend debatet po vazhdojnë me tone të ashpra mes opozitës dhe maxhorancës, ku kryedemokrati Basha ka rrëmbyer herë pas herë foltoren e Kuvendit.

Pasi “sulmoi” Manastirliun dhe i mori asaj foltoren, Basha i është përveshur edhe kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla duke e quajtur atë “skllave” e Ramës.

Kjo fjalë e Bashës pavarësisht se me tone të ashpra, ka shkrirë së qeshuri ministren Manastirliu, e cila duket se nuk e mban dot të qeshurën gjatë akuzave dhe kërcënimeve të Bashës.

Debati në Kuvend: 

Lulzim Basha: Zonja Nikolla. S’është Asambleja e PS-së këtu, apo ndonjë azil ku i bën gjërat siç do ti. Ky është Kuvendi i dalë nga masakra zgjedhore e 25 prillit, por ka disa rregulla.  s’kishte të drejtë zonja të çohej me vjershën që i kishte parapërgatitur regjisori. Ju jeni të gjithë me regji qendrore, ju dhe ata që fshihen pas jush. është kjo regji qendrore që fshihet pas jush. Në të kundërt do i shihni pasojat se ku do të përfundoni.

Eduart Shalsi: Ku do të ishe ti…

Lulzim Basha: Se ku do isha unë ta tregoj unë po ku do ishe ti ta them unë pastaj…

Lulzim Basha-Lindita Nikollës: Të paktën zbato procedurën, mos u kthe në hijen e Lenka çukos. Ne s’kemi hyrë për të qendruar në hijen e Fermës së Kafshëve. Mos e kthe Kuvendin në kotec. /albeu.com/