Braho kërkoi shkarkimin, Agron Tufa e ironizon: Dhuratë nga përfaqësuesi i ish-Sigurimit të shtetit (VIDEO)
Deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve ka lëshuar një sërë akuzash ndaj shkrimtarit Agron Tufa.

Tufa prej vitesh mbanë postin e Drejtorit të Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit dhe pikërisht studimet në këtë Institut kanë bërë që Braho të reagojw ndaj tij madje duke kërkuar edhe shkarkimin nga detyra.

Sipas Brahos ky institucion është shndërruar në institucion të Ballit Kombëtar.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe vetë Tufa. Ditën e sotme shkrimtari feston ditëlindjen dhe pikërisht akuzat e Brahos i ka konsideruar si një "dhuratë nga përfaqësuesi i zi ish sigurimit".

"Miq të nderuar,
Dhuratën më të çmuar sot për ditlindje ma ka bëre direkt nga salla e Kuvendit bash perfaqësuesi i zi i ish Sigurimit të shtetit, deputeti Spartak Braho. Dëgjojeni dhe, ju lutem, shpërndajeni sa më gjerë ta dinë të gjithë, se si na rezikohet jeta nga këta neandertalë të komunizmit!" shkruan Tufa në postimin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2019, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori