Plas sherri mes vëllezërve shqiptarë në Itali, 33 vjeçari goditen vëllain më të vogël me mjete të mprehta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku pas një sherri për motive të dobëta, dy vëllezërit shqiptarë kanë përdorur dhe mjete të ftohta.

Vëllai i madh Ergi Shabani ka goditur me thikë vëllain e vogël, pasi e akuzonte këtë të fundit se u kishte harxhuar të gjithë paratë.

33 vjeçari e qëlloi vëllanë në stacionin e trenit dhe e la atje të plagosur. Ai u transportua në spital nga kalimtarë të rastit.

Fillimisht ai nuk ka treguar si ndodhi ngjarja duke u shprehur se ishte rrëzuar nga biçikleta.

Pas hetimeve të bëra nga policia u zbulua se si ishte e vërteta e ngjarjes dhe u bë e mundur arrestimi i autorit.


Shtuar 21.01.2020 15:23