Protestuesit serbë shpalosin flamurin gjigant serb në Zveçan (VIDEO)

Një numër i madh i serbëve janë mbledhur në Zveçan në ditën e tretë të tensioneve në veri të vendit.

Në mesin e protestuesve është parë edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Ata që u mblodhën para ndërtesës së Komunës së Zveçanit shpalosën një flamuri serb të gjatë rreth 250 metra.

Portali serb në Kosovë, Kossev ka publikuar një video nga ky moment./express


Shtuar 31.05.2023 09:31