Mbështetje familjarisht për Kiarën! Edhe babai i Butrintit “i vë kurorën” moderatores

Kiara Tito nuk ka vetëm mbështetjen e Butrint Imerit në “Big Brother Vip”, por edhe të babait të tij.

Ky i fundit ka ndarë në profilin e tij në “Instagram”, story-n që publikoi Butrinti disa orë më parë, foton e Kiarës me kurorë.

Butrint Imeri dhe Kiara Tito kanë qenë bashkë disa vite më parë ndërkohë që ishin një nga çiftet më të përfolura.

Gjatë qëndrimit në “Big Brother Vip”, Kiara ka folur për lidhjen e saj me Butrintin duke e cilësuar atë njeriun e duhur në kohën e gabuar për shkak se të dy kanë qenë shumë të vegjël, vetëm 20-vjeç.

“Ne kemi qenë shumë të vegjël, 20 vjec të dy. Ishim moshatar. Ai ishte njeriu i duhur por në kohën e gabuar. Ne kemi folur por për rikthim nuk kemi biseduar”, ka thënë Kiara.