Blushi: Koalicion me Ramën kurrë! Me Metën... nuk vendos unë (VIDEO)
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Nga studio e emisionit “Opinion”, deputeti dhe njëherësh kreu i LIBRA-s Ben Blushi, nuk ka mohuar mundësinë e një aleance me LSI-në për të krijuar një pol të tretë në politikën shqiptare.

I pyetur lidhur me një koalicion të mundshëm mes të dyja forcave politike, Blushi tha se ky nuk është një vendim që ai mund ta marrë i vetëm, por në bazë të rregullores së LIBRA-s e vendosin të gjithë anëtarët.

Megjithatë ai shtoi se nëse do të ishte në dorën e tij, ai do të zgjidhte që LIBRA të shkonte e vetme në zgjedhje.

“Nëse do të më pyesni mua, unë dua që LIBRA të shkojë në zgjedhje vetë. Por ky nuk është një vendim që më përket mua, port ë gjithë anëtarëve. Për këtë arsye ky është një vendim që do ta marrim të gjithë bashkë.” tha Blushi

Lidhur me një koalicion me Ramën, depueti Blushi e mohoi kategorikisht, duke sqaruar se ai sapo është larguar nga kjo parti e cila e sulmoi atë për shkak të kritikave që Blushi bëri për mosmbajtjen e zgjedhjeve Brenda PS./Albeu.com/
Shtuar më 16/02/2017, ora 21:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së