I vihet tritoli një banese në Durrës
Bleta më e madhe në botë, sa gishti i madh i dorës (VIDEO)
Bleta më e madhe e botës është ri-gjetur, pasi u mendua se kjo specie ishte zhdukur pasi që nuk janë parë që nga viti 1981, shkruan Albeu.com

Njohur si bleta gjigante e Uallasit – e cila, për nga madhësia është sa gishti i madh i njeriut – krijesa u gjet në një ishull indonezian të eksploruar pak, transmeton lajmi.net.

Ekspertët e kafshëve të egra gjetën femrën e vetme të gjallë të kësaj specieje që jetonte brenda një foleje të termiteve në një pemë, më shumë se dy metra larg terrenit.

Speca është katër herë më i madh se një bletë evropiane dhe ndryshe nga kushëriri i saj, nuk jeton në një fole me qindra bletë të tjera.

Clay Bolt, një fotograf i kafshëve të egra, ishte i pari që pa insektin, i cili është emëruar pas natyralistit britanik dhe eksploruesit Alfred Rusell Uallas.

Uallas e zbuloi atë më parë më 1858-ën dhe e përshkroi bletën femërore si ‘një insekt i madh, me antena tejët të mëdha”. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2019, ora 21:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori