Blerim Destani i rrethuar nga yjet hollivudian në filmin e rradhës (VIDEO)
Aktorin tashmë të njohur shqiptar, Blerim Destanin, shumë shpejtë do ta shohim në një film hollivudian.

Filmi i takon zhanrit krim-triller, ‘ The Poison Rose’ mban titullin dhe në të do të luajnë John Travolta, Brendan Fraser dhe Morgan Freeman.

Ky film është i realizuar me regji të Francesco Cinquemani, George Gallo e Lucia Giliberto i cili është i bazuar në romanin Salvatores, me të njëjtin titull.

E sigurisht nuk kanë munguar urimet e shoqërisë së Blerimit, nga Noizy e Xhevdet Jashari. /albeu.com/






Shtuar më 26/04/2019, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori