Biznesmeni lyen me bojë gazetarin në mes të Shkupit (VIDEO)
Gazetari Branko Gerovski dhe biznesmeni Lupço Palevski zënkën e tyre nga Facebook-u e shpërngulën në rrugë.

Dy personazhet, në mesditë u paraqitën në “dyluftimin” që e caktuan paraprakisht në rrjetin social para një kafeneje të Shkupit, pa saktësuar se si është paramenduar.

Ndaj kështu, në lokalitetin e kontraktuar Palevski i ka hedhur ngjyrë Gerovskit, teksa ky po i jepte disa dokumente.

Paraprakisht në Facebook, Gerovski pohonte se ka marrë kërcënime nga Palevski, ndërsa ky i fundit kërkonte që Gerovski të kërkojë falje për ofendimet e shprehura. /albeu.com/

Shtuar më 18/09/2017, ora 19:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori