Pak para protestës, Berisha nxjerr “zbuluar” Ramën (FOTO LAJM)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një fotografi në faqen e tij në Facebook, ku duken një grup protestuesish me aftësi të kufizuara.

Krahas fotografisë, Berisha pyet nëse janë këta protestuesit me X5 për të cilët flet Rama.

“Keta jane protestuesit me X5!? Turp!  Sb”, shkruan Berisha krah postimit.

Kujtojmë se ky reagim i Berishës vjen pas akuzave të Ramës së në protestë marrin pjesë njerëz të Foltores që lëvizin me makina të shtrenjta./albeu.com/