Binjaket e ngjitura me një zemër i mbijetojnë ndarjes (VIDEO)
Pëlqej
Kur mjekët kuptuan se një nënë nga Florida po mbante binjaket e ngjitura, i thanë se ato nuk do të mund të jetojnë. Befasisht, por në fakt binjaket i mbijetuan ndarjes dhe mjekët u shokuan me shërimin e tyre.

Jasquelyn dhe partneri i saj, Marku kuptuan nga mjekët se binjaket 20 javëshe ishin të ngjitura dhe kishin vetëm një zemër, kështu që nuk do të mund të jetonin.

Pas analizave të shumta, morën vesh se ato kishin shanse për të jetuar nëse do të ndaheshin. Me ndarjen e tyre procedura do të vazhdonte me vdekjen e njërës nga binjaket në mënyrë që tjetra të jetonte.

Ato u lindën me prerje cezariane. Dy muaj më vonë, u zhvillua operacioni tetë orësh i cili rezultoi i suksesshëm, pastaj foshnjat u vendosën në makina të ventilimit për gjashtë javë. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2017, ora 19:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori