Binden shqiptarët, çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë (VIDEO)
Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet me qëllim zbatimin e masave të marra për parandalimin e koronavirusit.

Në bashkëpunim me forcat e ushtrisë, janë bërë kontrolle në të gjitha rrugët e Tiranës e Kamzës.

Policia bën thirrje të respektoni rregullat e kufizimit të qarkullimit me automjete, biçikleta e motomjete .

''Respektoni kufizimin e lëvizjes në këmbë, qëndroni në banesë deri të hënën në mëngjes, por edhe më mbrapa respektoni , respektoni , respektoni oraret kufizuese dhe zbatoni këshillat për higjenën.

Ruani largësinë në makete, minimarkete e furra buke, por edhe në rrugë.

Të mbrojmë njëri -tjetrin, të mbrojmë jetën.

Durim e kontribut nga gjithsecili dhe do ja dalim'', thotë policia.

#respektemirenjohjepernjerezitepunesdhesakrifices
Shtuar më 22/03/2020, ora 09:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori