Vajza 20 vjeçe vrau veten me armë zjarri, policia arreston babain

Policia e Kavajës ka vënë në pranga babain e 20 vjeçares e cila qëlloi veten me armë zjarri, duke ndërruar jetë.

Policia njofton se shtetasi P.K.,60 vjeç eshte arrestuar i akuzuar për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë ka rezultuar se arma e zjarrit e përdorur nga kjo shtetase mbahej në banesë prej vitesh pa leje nga babai i saj shtetasi P.K.”, njofton policia.

Shërbimet e Komisariatit të Polciisë Kavajë pas njoftimit të marrë se në fshatin Mengaj, Kavajë, shtetësja B.K., në gjendje depresive dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, menjeherë kanë organizuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor, i përbërë nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë dhe

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë ka rezultuar se arma e zjarrit e përdorur nga kjo shtetase mbahej në banesë prej vitesh pa leje nga babai i saj shtetasi P.K.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimin në flagrancë i shtetasit P.K.,60 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit. /albeu.com/


Shtuar 25.08.2020 10:28