Bilanci për 24 orët e fundit me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruat 285 raste të reja me Covid-19.  Autoritetet shëndetësore njoftojnë gjithashtu se regjistruar edhe 328 pacientë të shëruar.

Gjatë së njëjtës periudhë kanë ndërruar 5 pacientë të diagnostikuar me koronavirus, ndërkaq, nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se 3 pacientë të diagnostikuar me Covid-19, që kanë ndërruar jetë në periudhën nga 22.10.2021 deri 26.10.2021, janë futur sot në listën e personave të vdekur.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 209.277 raste, prej të cilëve 193.400 janë shëruar, kurse 7.328 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht vendi numëron 8.549 raste aktive me Covid-19./albeu.com


Shtuar 14.11.2021 18:01