Berisha ndoqi live intervistën e Ramës, por ja çfarë i tërhoqi më tepër vëmendje (VIDEO)
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka ndjekur me interes intervistën e pasardhësit të tij në qeveri, Edi Ramën në Top Channel, ku fokusi më i madh ishte pikërishtshkarkimin e katër ministrave, ku Saimir Tahiri ishte më kryesori.

Teksa në tv klan ishte në një interviste kreu i opozitës Lulzim Basha live nga ‘çadra e lirisë’ për emisionin “Opinion”, mesa duket interesi më i madh për Berishën këtë mbrëmje ka qenë pikërisht argumentet e Ramës për shkarkimin Tahirit.

“A ekziston respekt njerezor per kete njeri, qofte dhe per vehten e tij, pyetjes pse e shkarkove Tahirin? Ai pergjigjet:nuk e kam shkarkuar Tahirin?!?!”, shkruan Berisha duke postuar edhe një phesë nga fjala e Ramës. /Albeu.com/
Shtuar më 14/03/2017, ora 08:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori