Gazetari denoncon kompaninë “One”: Më kërkojnë 200 euro për një numër që nuk e kam përdorur

Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri, ka denocuar kompaninë telefonike “One” për shkelje dhe abuzim me kontratën e lidhur me klientëin.

Tomorri shkruan se 3 vite më parë ka blerë një kartë sim nga kompanina “One” të cilën nuk e ka përdorur asnjë ditë, dhe normalisht për shërbime që nuk përdoren as nuk ke pse paguan.

Por sipas tij edhe pse në realitet nuk duhet të paguante për një shërbim që nuk e kishte përdorur kurrë, diikush nga një zyrë përmbarimi e ka telefonuar dhe i ka thënë se duhet t’i paguajë 200 euro kompanisë “One”, pasi në kontratë shkruhet se edhe nëse nuk e përdorni numrin duhet paguar një tarifë shërbimi.

Postimi i gazetarit:

ONE qe te shet ajrin

Para tre vitesh, kur nderrova vendin e punes mu bllokua per disa dite numri i telefonit Vodafone qe kisha prej vitesh. I mbetur pa telefon shkova bleva nje numer te ri ONE. Pagova parate sa kushtonte, nje tjeter cmenduri kjo, qe ketu ta shesin dhe numrin me leke, por nejse.

Si perfundim numri Vodafone mu rregullua dhe numrin ONE qe bleva nuk e perdora asnje dite. Pra nuk e aktivizova asnjehere. Tani cfare ndodh? Me merr ne telefon nje kompani nga keto shushunjat, qe mbledhin borxhet dhe me thote ju jeni debitor ne ONE per nje shume prej 200 euro. E pyes, pse?

-Sepse para disa vitesh ju keni blere nje numer ONE dhe rezultoni debitor- me pergjigjet.

-Por une numrin e kam paguar sa kushtonte dhe nuk e kam aktivizuar asnje dite- i them.

-Epo kjo nuk ka rendesi. E keni patur ne kontrate, qe e perdorni apo jo duhet te paguani nje kuote fikse- me tha.

Mua kujtua ai skeci i famshem me hotelin, qe i thote 100 leke per gruan. Dhe ky qe i pergjigjet une nuk e perdora gruan tende. Epo aty e pate, ta kishe perdorur- i thote ai.

Une nuk e di nese keto lloj kontratash, qe te ngarkojne detyrime ne ajer jane te miratuara nga AKEP. Por vend ne bote qe te faturon per nje sherbim te cilin ti nuk e merr, nuk ka.

Kjo histori vajti cikel gjobash. Qeveria u ve gjoba te gjitheve. Bizneset u vene gjoba klienteve. Mediat u vene bizneseve dhe politikaneve. Policet e Lalit u vene gjoba shofereve. Tani dhe ONE ve gjoba ku te mundet.

Ah po keta kane nje ndryshim. Se jane gjobaxhinj me stof nderkombetar. Here behen greke, here bullgare, here hungareze dhe here e fusin koken edhe andej nga Rusia. Dhe rruges bejne dhe nga ato marifetet si tek ai tenderi i AKSHI-t per SMS-te ne sjellje koluzioni. Por keshtu ndodh, kur Autoriteti i Konkurrences bekon perqendrimin e tregut ne menyre te dyshimte ligjore.


Shtuar 4.04.2023 17:42