Braçe i irrituar me Ramën dhe vendimet e tij? “Fusha e stadiumit…”

Deputeti i PS Erion Braçe ka bërë një reagim të çuditshëm pas ndeshjes mbrëmë ku Shqipëria arriti një fitore historike. Përmes një postimi në Twitter, Braçe që nuk kuptohet nëse bën ironi apo e ka me të vërtetë, kërkon dikë që të flasë për tre problematika që ai radhit, të cilat nisin nga stadiumi me kullë, te Silvinjo dhe fusha baltovinë e Air Albanias.

ORE DO FLAS KUSH SOT? 1. Per kullen e stadiumit; 2. Qe Edi Rama emeron gjithcka ne kete vend, edhe kete Silvinjon; 3. Per fushen e stadiumit qe edhe ne diell eshte nje baltovine qe djemte e kuq se meritojnë”, shkruan Braçe në Twitter duke mos e fshehur irritimin.

Duket se Braçe ka guxuar shumë me këtë status ndaj kryeminsitrit Rama (nëse e ka me të vërtetë), në një kohë kur të gjithë përreth përpiqen ta lavdërojnë ose t’i shmangen, megjithatë fakt është se fusha e Air Albania është skandaloze, po aq sa edhe kulla mbi stadium. Për emërimët dhe vendimet që i merr vetëm Rama, shpesh voton edhe vetë Braçe me kartonin në Kuvend. /albeu.com


Shtuar 11.09.2023 14:09