Bëmat ndaj shqiptarëve, Kuvendi i Maqedonisë do u kërkojë falje (VIDEO)
Kuvendi i Maqedonisë do u kërkojë falje të gjithë qytetarëve ndaj të cilëve është bërë padrejtësi.

Propozim Rezoluta e shumicës parlamentare parashikon që Kuvendi i Maqedonisë, si organ më i lartë përfaqësues shtetit ti Dënojë shkeljet e drejtave të njeriut të shkaktuara që nga dita e parë e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Rezoluta, po ashtu kërkon që Qeveria dhe ministritë përkatëse si ministria e Drejtësisë dhe e Punëve të Brendshme, të mbështesin qytetarët që u është bërë represion. Ndërsa pret që për këtë të ndihmojë edhe Avokati i Popullit.

Apelon që obligimet e Rezolutës ti marrin parasysh edhe Prokuroritë dh gjykatat.

Sipas deputetet së shumicës parlamentare, Sonja MIrakovska, kjo kërkim falja është akt i madh moral ndaj qytetarëve të vendit. Ndërsa, Rezoluta është e papranueshme për VMRO-DPMNE-së. Deputeti Trajço Dimkov, tha se me këtë Rezolutë shteti fajëson vetveten.

/alsatm/
Shtuar më 20/12/2019, ora 17:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori