Ky duhet të jetë fiks rasti kur dardha bie nën dardhë. Me një
video në llogarinë e saj,
Soni Malaj na zbuloi zërin e ëmbël dhe melodioz të vajzës së saj, Ana.
E vogla e këngëtares duket se mësimet më të mira të muzikës i ka marrë nga mami dhe kjo vihet re nga mënyra se si ajo interpreton.
“Zëri i
Anës”, ka shkruar
Soni krah videos duke mos fshehur krenarinë e një talenti të tillë.
Ne nuk e dimë nëse
Malaj do e mbështesë Anën në rrugën e muzikës, apo do të preferojë një tjetër profesion për të, por me siguri zgjedhja që dy shoqet do të bëjën së bashku do të jetë ajo më e mira.
Me këtë talent të
Anës nuk do të ishte çudi që
Soni ta mendonte një bashkëpunim me vajzën në të ardhmen.
Shtuar më 09/11/2020,
ora 11:47