PSG, Galtier: Na mungon një mbrojtës dhe një sulmues

Christophe Galtier foli në një konferencë për shtyp dy ditë para ndeshjes kundër Nice.

Trajneri i PSG-së pranoi se kishte kërkuar për një tjetër mbrojtës në skuadër.

“Na vjen keq që nuk e kemi atë qendërmbrojtës shtesë. Mungesa e Kimpembe po krijon probleme, ne po hyjmë në një seri të gjatë ndeshjesh intensive dhe unë do të doja një mbrojtës ekstra, gjithashtu edhe një sulmues me një profil tjetër.

Megjithatë, është e rrallë të jesh i kënaqur pas një merkatoje. Campos dhe unë e dimë se presidenti ka bërë më të mirën”, është shprehur tekniku./ h.ll/albeu.com


Shtuar 29.09.2022 15:37