Bëhuni gati të fiksoheni, Yll Limani e Dafina Zeqiri publikojnë hitin e dimrit (VIDEO)
Dy nga emrat më të suksesshëm të muzikës shqiptare
Dafina Zeqiri dhe Yll
Limani kanë bashkuar forcat për të na sjellë një nga duetet më të bukura si një dhuratë për fundvit.
“Mos shko” mban titullin kënga e tyre që sapo është publikuar në You Tube dhe pritet të kthehet në hit dimri.
Teksti i këngës është shkruar nga
Dafina dhe reperi
Elinel, e është pjesë e albumit të këngëtares “Dafinë moj”.
Dy këngëtarët janë kujdesur në çdo detaji për videoklipin, ku
Dafina shfaqet si gjithnjë me look ekstravagant, kurse Ylli një simpatik i përhershëm.
Shtuar më 26/12/2020,
ora 19:14