Gjykata regjistroi statutin e Bashës, vjen reagimi nga Komisioni i Rithemelimit

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Arben Ristani ka reaguar pas vendimit më të fundit të Gjykatës së Tiranës, e cila regjistroi ndryshimet statutore të Kuventit të PD-së të mbledhur në Korrik.

Ristani thotë se kjo është një procedurë normale, por sipas tij, ajo që nuk shkon është mosrespektimi I afatit 30 ditor për shqyrtimin e ndryshimeve të reja statutore të Kuvendit të 11 dhjetorit.

Reagimi i Plotë nga Arben Ristani:

Gjykata e Tiranes, ne nje shqyrtim rutine, normal, te kerkeses se Luzim Bashes, ka lejuar rregjistrimin, ne rregjistrin e partive politike, te ndryshimeve qe PD, i ka bere statutit te saj ne korrik 2021.

Vendim mese normal, duke patur parasysh, se permbajtja e vendimit te Kuvendit te demokrateve ne korrik 2021, ishte sipas Kushtetutes se Shqiperise dhe sipas procedurave te ligjit per partite politike dhe procedurave statutore te PD.

Nderkohe presin radhen, po ne kete gjykate, per tu shqyrtuar dhe rregjistruar, edhe ndryshimet e tjera qe i jane bere me pas, statutit te PD, ndryshime te cilat, jane edhe ato ne baze te Kushtetutes, ligjit dhe statutit te PD.

E vetmja gje qe terheq vemendjen ne kete rast, eshte shkelja e ligjit nga gjykata per mos shqyrtimin e ketyre kerkesave, brenda afatit 30 ditor qe kerkon ligji.

S’mund te mos bjere ne sy dhe ngazellimi i Bashes qe ta paraqese faktin, si fitore e njeriut qe vetem fiton, pa njohur humbje, si dhe kenaqesia qe ndjen, kur sheh se ne rregjistrin e partive politike, ai figuron ende kryetar i PD, sipas statutit te korrikut 2021./albeu.com/