Tradhtuan Berishën për Veliajn, Stresi s’fal Çiljetën dhe Andi Lilën: Njerëz të shpifur, servila

Kalimi i “Ylberit” në politikë, vitet e fundit është bërë normale, pasi jo vetëm politikanët i ndërrojnë partitë, por edhe ata që i suprotojnë, dhe në rastin konkret bëhet fjalë për disa nga VIP-at më të njohur.

Këtë fushatë zgjedhore kemi parë që shumë nga aristët dhe njerëzit më të njohur në Shqipëri të dalin në krah të kandidatit socialist për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj.

Nëse dikur kemi parë Çiljetë, Ermal Mamaqin apo Andi Lilën në krahë të Sali Berishës në fushata zgjedhore, këtë vit është krejt ndryshe.

Të gjithë emrat e lartpërmendur madje edhe shumë të tjerë, duke përfhirë dhe artistë me famë botërore si Rita ora, kanë dalë në mbështetje të Veliajt.

Por ka edhe nga ata artistë që idealet nuk i “shesin” për asgjë në botë, as për miqësi. Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i njohur dhe për bindjet e tij të forta politike është një ndër ta.

Stresi sëfundmi ka sulmuar hapur disa nga VIP-at që kanë dalë në mbëhstetje të Veliajt, duke i quajtur ata servila dhe njerëz pa shtyllë kurrizoe.

Ndërsa ka siguruar fansat e tij dhe mbështetësit e PD se ai nuk ka për t’i tradhtuar kurrë idealet deri sa të vdesë, duke qenë çdo ditë demokrat.


Shtuar 4.05.2023 17:08