Vllaznia-Juventus, dy gola me kokë vendosin rezultatin e sfidës së parë të Championsit

Në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës u luajt ndeshja e parë e play-off-it të fazës së grupeve të Champions Ligës së futbollit të femrave mes Vllaznisë dhe Juventusit.

Sfida historike e kampioneve të Shqipërisë u mbyll me rezultatin 2-0 për juventinet.

Vajzat shkodrane u munduan të mos pësonin shumë gola, duke e përqendruar lojën në mbrojtje, ku ishin rreshtuar me shumë forca.

Kampionet e Italisë realizuan dy gola në pjesën e parë, që të dy me kokë.

Fillimisht zhbllokoi rezultatin Kristiana Xhireli në minutën e 12-të, ndërsa në minutën e 44-t dyfishoi shifrat Lina Hurtig.

Në pjesën e dytë skuadra e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka u mbrojt mirë, duke mos lejuar më prekjen e rrjetës.

Ndeshja e kthimit do të luhet në Torino më 9 shtator.

 


Shtuar 1.09.2021 20:57