Ndryshe por gjithmonë joshëse, seti fotografik i ri i Kejvinës po bën namin (FOTO LAJM)

Kejvina Kthella nuk e ka të vëhtirë të rrëmbejë gjithmonë vëmendjen e mediave pasi format e saj trupore dhe ekspozimi i tyre në mënyrë provokuese ja bëjnë shumë të thjeshtë.

Së fundmi, modelja ka realizuar një set fotografik në të cilin vjen shumë ndryshe. Kejvina duket joshëse dhe në superformë teksa pozon e veshur me një fustan të zi. “Mbretëresha”, ka shkruar Kejvina krahas postimit.

Ndërkohë, nuk kanë munguar as komentet e shumta nga miqtë dhe fansat, duke e komplimentuar për paraqitjen e saj. “”Bota ka Kleopatrën, ne kemi Kejvinën”, ka shkruar njëri prej tyre. Kujtojmë që modelja është komentuar si për jetën personale, ashtu edhe për ndërhyrjet kirurgjikale në fytyrë.


Shtuar 10.09.2020 14:35